INDEP prezanton analizën për efiçiencën e energjsë

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) prezantoi të mërkurën studimin Efiçienca e Energjisë në Kosovë, një analizë e kornizës ligjore dhe zbatueshmërisë së ligjit dhe politikave për efiçiencë të energjisë në vend. Studimi u prezantua në një tryezë diskutimi të organizuar nga Komisioni Parlamentar për Zhvillimin Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri dhe INDEP.

INDEP prezanton analizën për efiçiencën e energjsë 27/09/2012

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) prezantoi të mërkurën studimin Efiçienca e Energjisë në Kosovë, një analizë e kornizës ligjore dhe zbatueshmërisë së ligjit dhe politikave për efiçiencë të energjisë në vend. Studimi u prezantua në një tryezë diskutimi të organizuar nga Komisioni Parlamentar për Zhvillimin Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri dhe INDEP.

“Komisioni [për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri] këtë vit ka në plan monitorimin e Ligjit për Efiçiencë të Energjisë dhe një aktivitet i tillë do ta lehtësojë shumë punën e komisionit për monitorim,” ka thënë Kryetari i Komisionit, Zenun Pajaziti.  Ai ka shtuar se komisioni mbetet i përkushtuar që të mbështesë iniciativa që synojnë përmirësimin e kornizës ligjore në fushën e efiçiencës së energjisë e më gjerë.

Analiza vë në dukje sfidat e Kosovës në fushën e efiçiencës së energjisë me fokus në aspektin ligjor dhe ofron rekomandime konkrete për përmirësimin e situatës në këtë fushë.  Publikimi analizon elementet e politikës publike sa i përket efiçiencës së energjisë si dhe pasqyron gjendjen e tanishme në aspektin ligjor dhe atë praktik të efiçiencës. Punimi ka për qëllim që të ndihmojë institucionet relevante në ndryshimin e politikave dhe marrjen e masave shtesë në drejtim të arritjes së efiçiencës së energjisë.

“Efiçienca e energjisë është një çështje shumë me rëndësi, si për Kosovën ashtu edhe për perspektivën e Kosovës për Europë,” ka thënë Ian Cliff, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë. “Ne mendojmë që është e rëndësishme të përmirësohet transparenca në proceset legjislative dhe të merret ekspertiza e shoqërisë civile në çështjet e efiçiencës së energjisë.”

INDEP ka rekomanduar amandamentimin e Ligjit për Efiçiencë të Energjisë si të nevojshëm për suksesin e iniciativave për efiçiencë në vend. Ndër të tjera, një ligj i kompletuar i Efiçiencës do të qartësonte krijimin e zyrave për energji nëpër komuna, aplikonte masa stimuluese për përdoruesit efiçient si dhe do të bënte rregullimin e efiçiencës në sektorin privat. Një hap i tillë do t’i hapte rrugë hartimit dhe implementimit të planeve komunale që do të ndihmonin implementimin e Planit Nacional të Efiçiencës.

“Kosova mbetet mbrapa vendeve të rajonit për sa i përket synimeve të efiçiencës së energjisë dhe këto probleme duhet të zgjidhen me masa ligjore dhe politike të bazuara në hulumtime profesionale në këtë fushë,” ka thënë Rinora Gojani, bashkëautore e punimit.

Studimi është përkrahur nga Ambasada Britanike në Prishtinë dhe Fondi i Vëllezërve Rockefeller. 

OTHER NEWS

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit - mundësi ekonomike që duhet shfrytëzuar mençur 05/02/2016

Instituti për Politika Zhvillimore - INDEP dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare organizuan tryezën me temë “Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, efektet dhe sa jemi të përgatitur”. Në tryezë morën përfaqësues të Qeverisë, Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, përfaqësues të bizneseve, doganës, shoqërisë civile dhe pjesëmarrës të tjerë të interesuar.
Aftësimi profesional, përgjigja më e mirë ndaj papunësisë 04/02/2016

Instituti për Politika Zhvillimore, (INDEP), në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, organizuan tryezën me temë: “Aftësimi Profesional në Kosovë, Specifikat, Marrëdhëniet dhe Problemet”. Në këtë tryezë morën pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, akter institucional, përfaqësues të shoqërisë civile, student dhe pjesëmarrës të tjerë të interesuar. Në tryezë u prezantua edhe studimi i INDEP me të njëjtën temë.
INDEP, GAP dhe GLPS: Qeveria ka politizuar bordin e AKP-së duke shkelur ligjin dhe procedurat 18/12/2015

Kuvendi i Kosovës i është nënshtruar edhe më shumë marrëveshjes së koalicionit në mes të PDK-së dhe LDK-së. Institucioni më i lartë i shtetit, me rastin e aprovimit me procedurë të jashtëzakonshme të Ligjit për Plotësim Ndryshimin e Ligjit per Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe bordit politik të propozuar nga Qeveria ka dëshmuar që parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve është lënduar seriozisht.

REPORTS

NË MEDIA

05/02/2016
MSA-ja varet se si do të shfrytëzohet nga Kosova
Marrëveshja parë kontraktuale ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Bashkimit Evropian është cilësuar si më e rëndësishmja për tregun e lirë. Në një konferencë me temën "Marrëveshja e Stabilizim Asociimit-efektet dhe sa jemi të përgatitur", të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermani Kosovare në bashkëpunim me Institutin për Politika Zhvillimore, u tha nuk mjafton vetëm qasja në Bashkimin Evropian, por që Kosova duhet të jetë e përgatitur.
04/02/2016
Abrashi: 70% e të papunëve nuk kanë një profesion, zgjidhja tek aftësimi profesional
Instituti për Politika Zhvillimore, (INDEP), në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, organizuan tryezën me temë: “Aftësimi Profesional në Kosovë, Specifikat, Marrëdhëniet dhe Problemet”.
02/12/2015
KDI dhe INDEP e quajnë të paligjshme zgjedhjen e dy gjyqtarëve të GJKK-së
Zgjedhja e dy gjyqtareve në Gjykatën Kushtetuese është e paligjshme dhe politikisht e pandershme.

All content copyright © 2011 INDEP, All rights reserved.
Rruga Fehmi Agani no.50, A/4, Prishtinë, Kosovë, 10000 | map | +381 38 224 886 | office@indep.info